Rama pyetje Berishës, Metës dhe Bashës: Çfarë do të thoni për raportin e Dick Martit?

schedule14:42 - 7 Nëntor, 2020

schedule 14:42 - 7 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale i është drejtuar me pyetje , ish-kryeministrit Sali Berisha, presidentit Ilir Meta dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, në lidhje me raportin e Dick Martyt i cili sipas Ramës, është votuar pro në Këshillin e Europës.

“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?”, shkruan Kryeministri.

Raporti i deputetit zvicerian Dick Marty,  bëri që Këshilli i Europës të miratonte një rezolutë në vitin 2011, në të cilin kërkoheshin të kryheshin hetime për trafikimin e organeve në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, krime të ndodhura, sipas raportit, gjatë luftës së UÇK.

Ky raport famëkeq për shtetin kosovar, kishte marrë mbështetje të madhe në Këshillin e Sigurimit, në të cilin akuzohen zyrtarët të lartë të shtetit në Kosovë, duke përfshirë edhe vetë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Marti  kishte përsëritur akuzat se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë bashkëpunuar sa duhet, ndërsa ka akuzuar edhe Tribunalin e Hagës për shkatërrimin e provave të mbledhura në të ashtuquajturën “shtëpi e verdhë”.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!