Rama publikon videon nga Durrësi, pushuesit e huaj: Na pëlqen shumë këtu, do të kthehemi sërish

schedule08:16 - 19 Korrik, 2023

schedule 08:16 - 19 Korrik, 2023

Një ndër vendet më të preferuara për turistët vendas por edhe të huaj është edhe Durrësi. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video nga plazhet e Durrësit, ku shumë pushues shqiptarë dhe të huaj tregojnë se ia kanë kaluar shumë mirë dhe këndshëm në qytetin bregdetar.

“Unë vij nga Amerika. Durrësi fillimisht mu rekomandua nga miqtë e mi, ata më thanë që ishte shumë bukur. Dhe shëtitorja e re ishte fantastike dhe plazhi shumë i pastër dhe shumë i këndshëm. Kështu që më pëlqen shumë këtu, ka qenë fantastike. Sigurisht që do të kthehesha sërish, gjithashtu do të sjell edhe miqtë e mi këtu që të kënaqen.”, u shpreh amerikani.

“Unë vij nga Franca dhe ne rezervuam një javë pushime me një çmim shumë të lirë. Ishtë shumë me leverdi. Kushërira më ftoi që të vija me pushime me të dhe më tha se mund të shkojmë në Shqipëri sepse vajza ime më ka folur për këtë vend. Kështu që kërkuam dhe thamë pse jo, le të shkojmë atje. Na pëlqen shumë këtu.”, tha turistja franceze.

Edhe shumë pushues shqiptarë shprehen të lumtur me shëtitoren e re të Durrësit.

“Koha është shumë e mirë. Ne jemi nga Polonia. Kalojmë shumë kohë nëplazh, bëjmë ecje rreth 15 km në ditë. Kur të bëhem gjyshe do të rikthehem këtu sepse për fëmijët është një vend shumë i mirë.”, theksoi turistja polake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!