Kryeministri Rama në rrjetet sociale thotë se që nga janari 2020 10275 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.
Sipas kryeministrit programi i mbrojtjes sociale mbështet çdo fëmijë që vjen në jetë me 40. 000 lekë nëse është fëmija i parë, me 80.000 nëse është fëmija i dytë, me 120.000 nëse është i treti dhe nëse janë binjakë shpërblehet secili fëmijë me 80.000 lekë.
Postimi:
“10,275 fëmijë ? kanë përfituar bonusin e bebes nga Janari 2020. Programi ynë i mbrojtjes sociale vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë❤80,000 lekë fëmija i dytë❤ 120,000 lekë fëmija i tretë❤Binjakë 80,000+80,000❤️❤️?”, shkruan kryeministri./abcnews.al