Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale punën që po bëhet për ndërtimin e Korridorit VIII (aksi Elbasan-Qafë Thanë).
Rama shprehet se në këtë aks rrugor po zhvillohet një punë e jashtëzakonshme e kolosale dhe se punimet janë të standardeve europiane.
Duke folur dhe njëherë për shembjen në aksin rrugor që lidh Librazhdin me Prrenjasin, Rama deklaron se shkak ka qenë rrëshqitja e tokës, pra gjeologjike dhe aspak standardet, me të cilat punohet.
Kujtojmë se shembja e një pjese të aksit rrugor që lidh Librazhdin me Prrenjasin, bëri që jug-lindja e vendit të jetë e bllokuar prej disa ditësh.


