Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama publikon pamjet: Pavion i veçantë për bukuritë e Shqipërisë në “Future Hospitality Summit”

schedule08:25 - 29 Tetor, 2025

schedule 08:25 - 29 Tetor, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga pjesëmarrja e Shqipërisë në Future Hospitality Summit, që po zhvillohet në Dubai, ku vendi ynë merr pjesë me një pavion të veçantë.

“Mirëmëngjes 😊 dhe me Pavionin e veçantë të Shqipërisë në Future Hospitality Summit, Dubai, ku u ekspozuan duke ngjallur shumë kërshëri e interes projektet spektakolare të Tiranës e të zonave të tjera turistike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë.”

Në këtë event, Shqipëria prezantoi më të reja të zhvillimit turistik, me synimin për të tërhequr investitorë të huaj dhe për të promovuar potencialin e saj si një destinacion në rritje për turizëm elitar e të qëndrueshëm.

Po ashtu, siç thotë Rama, në panair janë ekspozuar projektet e fundit të Tiranës, por edhe të zonave bregdetare dhe malore, që synojnë të forcojnë pozicionin e Shqipërisë në hartën botërore të turizmit.

Pjesëmarrja në këtë samit shihet si një mundësi për rritjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe zhvillimin e industrisë së mikpritjes në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!