Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga faza gjysmëfinale e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe.
Rama shprehet se kjo festë e madhe bashkoi 11,000 nxënës nga 930 shkolla të ndryshme anembanë vendit në vitin e gjuhës shqipe.
“Me disa nga momentet më emocionuese të fazës gjysmëfinale të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, një festë e madhe e gjuhës që bashkoi 11,000 nxënës nga 930 shkolla të ndryshme anembanë vendit në #VitineGjuhësShqipe, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

