Rama publikon fotot me një mesazh: Do i japim fund marrëzisë turpëruese për Shqipërinë

schedule18:25 - 11 Janar, 2022

schedule 18:25 - 11 Janar, 2022

Prej disa muajsh në vendin tonë vijon plani kombëtar i pastrimit i iniciuar nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka ndarë mbrëmjen e sotme foto nga aksioni në disa qytete. Rama shprehet se ky plan nuk do të ndalet deri në dhënien fund të kësaj marrëzie që e cilëson turpëruese për Shqipërinë.

“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit

Ky plan NUK DO TË NDALET deri në dhënien fund të kësaj marrëzie turpëruese për Shqipërinë dhe fëmijët tanë

*momente nga pastrimi në Librazhd, Gramsh, Skrapar, Krujë, Kukës, Mallakastër, Lushnje, Memaliaj dhe Prrenjas”, shkruan Rama. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!