Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama publikon foton nga takimi me partitë shqiptare të Maqedonisë së Veriut: Qoftë një vit i mbarë

schedule22:29 - 10 Janar, 2023

schedule 22:29 - 10 Janar, 2023

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Nga mbledhja, kreu i qeverisë ka publikuar një foto ku shihen liderët e partive shqiptare të RMV ku mes tyre ndodhet dhe  ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme  Olta Xhaçka.

Ende nuk dihet arsyeja e mbledhjes së kreut të qeverisë shqiptare me liderat ndërsa  mendohet se ka lidhje me ndryshimet kushtetuese që ka kërkuar Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Por çështja ka shkaktuar përplasje në Shkup, pasi opozita maqedonase ka deklaruar se nuk do ta votojë ndryshime të tilla dhe kërkon zgjedhje të parakohshme në maj të këtij viti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!