Rama: Protestat nuk kanë ndikuar te numri i turistëve në Shqipëri

schedule22:15 - 3 Maj, 2019

schedule 22:15 - 3 Maj, 2019

Protestat e opozitës nuk kanë ndikuar në numrin e turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama e bëri këtë deklaratë në Lezhë ku bashkë me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi prezantuan kalendarin e festave lokale.

Turizmi po kthehet gjithnjë e më tepër në një nga sektorët kryesorë të ekonomisë së vendit.

Kryeministri Edi Rama e mbështet deklaraten e tij në numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë muajt e fundit.

Turistët sipas kryeministrit Edi Rama nuk i kane frenuar as protestat e opozitës.

Veç natyrës dhe historisë që ofron vendi në tërheqje për turistë po kthehet dhe tradita. Bazuar në të Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartur një kalander të festave lokale që do të zhvillohen nga Veriu në Jug të vendit që zgjodhi ta prezantojë në Lezhë.

Sa i përket kësaj zone kryeministri Rama dha lajme të mira dhe për investimet në infrastrukturë.

Ndërkohë shumë shpejt Këshilli Kombëtar i Territorit bëri të ditur shefi i qeverisë do të vendosë se si do të zhvillohen zonat bregdetare për të mos përsëritur situatën e krijuar me ndërtimet në to. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!