Rama prokurorisë si Kryeministër: Imi ishte një opinion. Detyra e prokurorisë të bëjë punën, jo komunikata politike

schedule15:00 - 23 Tetor, 2017

schedule 15:00 - 23 Tetor, 2017

 

Replikës që i erdhi nga prokuroria e krimeve të rënda për deklaratat si kryetar i PS, kryeministri iu përgjigj në cilësinë e kreut të ekzekutivit.

“Nuk është as komunikimi dhe as replika me politikanët detyra e organit të prokurorisë”, për më tepër me komunikata që ngjajnë si të shkruara në selitë e partive politike, thuhet në njoftimin për shtyp që vjen nga zyra e kryeministrit.

Kryeministri shpreh keqardhjen që opinionin e tij mbi punën jo serioze të prokurorisë në seancën publike të këshillit të mandateve, organi i akuzës e pretendon si përpjekje për intimidim.

Bashkë me nxitjen për një hetim sa më të shpejtë, serioz e shterues për Tahirin, Kryeministri i përsërit edhe apelin prokurorisë që të bëjë punën që i ngarkon kushtetuta, e t’ia lerë publikut gjykimet për politikën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!