Rama: Projekti antikorrupsion do të shkojë deri në fund

schedule11:41 - 8 Shtator, 2024

schedule 11:41 - 8 Shtator, 2024

“Duan apo nuk duan projekti antikorrupsion do të shkojë deri në fund”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në Durrës.

Gjithashtu Rama tha se do të shkojë deri në fund projekti i Shqipërisë transparente, duke nënvizuar që qytetarët duhet të dinë në kohë reale lidhur me vendimmarrjet e çdo niveli.

“Pavarësisht nëse do të duan apo jo ata që deri tani nuk duan. Do të bëhet publik dhe do të shkojë deri në fund projekti i Shqipërisë transparente që do të shlyejë borxhin që u kemi qytetarëve tanë në kohë reale mbi vendimmarrjet tonë në çdo nivel. Kjo qasje proaktive, ka qenë gjatë këtyre tre mandateve garancia për të mos rënë në gjumë mbi dafinat e fitoreve të mëparshme dhe na e ka kompensuar boshllëkun e frikshme të mungesës së kundërshtarëve serioz”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri ritheksoi se qëllimi kryesor i PS është të çojë Shqipërinë përpara drejt rrugës europiane.

“Për kundërshtarët tanë që nuk kanë asnjë ide dhe asnjë alternativë për këtë vend, prodhimi dhe shpërndarja e sa më shumë helmi duke shfrytëzuar çdo kanal dezinformimi është e vetmja alternativë e mbetur. Në na udhëheq ambicia për Shqipërinë, ata udhëhiqen nga urrejtja ndaj nesh. As duan dhe as nuk dinë të bëjnë gjë tjetër. Unë jam gjithë i pakënaqur me punët e mira që bëjmë. Dua që të shohim gjithnjë se sa shumë janë punët për t’u bërë. Ata janë të lumtur kur i vënë zjarrin parlamentit. Por të qeverisësh Shqipërinë që duhet të ngjitet në majën e re të 2030 për të vendosur flamurin shqiptar në radhën e shteteve europiane dhe të kesh të bësh me folësa qesharakë që hedhin shqelma si turma pa kokë të tifozë kur dalin të dehur pas një humbje, do të thotë të jetosh përditë me rrezikun fatal. Deri më sot ja kemi dalë ta shmangim këtë rrezik”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!