Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë një takimi me bizneset në Durrës është shprehur se Shqipëria është një ndër vendet që pritet që në vitin 2030 do të jetë kampione e Ballkanit në turizëm.
Rama ka theksuar se vendi ynë në vitin 2030 do të jetë kampione e Ballkanit përsa i përket zhvillimit të turizmit, por ajo që është e rëndësishme në këtë drejtim është shërbimi dhe kapacitetet që ne duhet të krijojmë për të pritur 7 milionë turistë.
Sipas Ramës është e rëndësishme që në raport me vendet e tjera në këtë drejtim loja duhet të jetë e fortë dhe nuk mund të luajmë për të dalë të parët siç luan Teuta në futboll.
“Shqipëria e 2030 do të jetë kampionë e Ballkanit në turizën, por problem më i madh që ne do të kemi është, jo a do të kemi turistë, por sa mirë do i trajtojmë kërkesat e tyre duke filluar nga ajo minimalja për shtretër. Në varësi të asaj që do të bëni ju me ne të ardhurat do të rriten dhe do të jenë shumë më mirë seç janë sot. Ju do të rrisni çmimet për turistet dhe jo një paket all inclusive që keni aty ne jemi në turizëm si në Champions League, konkurrojmë me Greqinë që është si Real Madriti në futboll kur është puna për turizëm, me Italinë që është si Barcelona, me Malin e Zi që është Juventus në futboll, si Kroacia që është Çelsi në futboll dhe si mund të konkurrojmë me këto duke luajtur si Teuta.
Si të konkurrojmë me Spanjën apo me gjithë Mesdheun nëse nuk do të kemi shërbimet që ne të kemi të ardhura që janë miliarda dhe do të bëhen më shumë të tilla, që ne të kemi në muajin mars, zyrtarisht 84% të shtretërve të zënë nga maji në shtator, që ju sa herë që ju takojmë problemin e parë të keni njerëzit krahun e punës dhe që në deklarime të jenë me pagë minimale, gjysma kjo nuk shkon. Nuk po them për pjesën tjetër të mosdeklarimit të plotë të duhur apo të saktë të dhomave, kjo nuk shkon sepse e dimë ne, e dini ju që nuk ka punonjës me pagë minimale. As pastruese nuk keni me 34 mijë lekë në hotelet e Durrësit, se nuk vjen njeri me atë pagë. Kemi hyrë në Kohen e luftës për mish njeriu po e them, realisht vendet e zhvilluara do të bëjnë çmos që të thithin sa më shumë njerëz, ato nuk po lindin më, ndaj ne patjetër jo vetëm që nuk duhet të humbim port ë rikthejmë dhe sjellim pas krahët e punës”, ka thënë ndër të tjera kreu i qeverisë./abcnews.al