Rama pritet nga Thaçi në Prishtinë, detaji i veçantë nga takimi mes tyre

schedule19:39 - 29 Qershor, 2020

schedule 19:39 - 29 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama është takuar në Prishtinë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Kreu i shtetit të Kosovës ka pritur në zyrën e tij kryeministrin Rama, bashkë me përfaqësues të qeverisë shqiptare.

Ajo që ka rënë në sy nga pamjet e shpërndara nga kryeministri është momenti i takimit mes tyre.

Në kuadër të masave anti-covid Rama i ka zgjatur grushtin Thaçit duke buzëqeshur, por ky i fundit i ka shtrënguar duart.

Takimi i Ramës vjen pas aktakuzës e ngritur ndaj Thaçit nga Prokuroria Speciale, e cila akuzon atë për krime lufte ndaj popullit serb.

Rama e ka quajtur të pavend këtë akuzë në një deklaratë të bërë nga foltorja e Kuvendit, ku u shpreh se drejtësia po vepron me dy standarde, pasi ka pasur zero raste të hetuara në radhët e funksionarëve serbë./abcnews.al

🇦🇱🇽🇰NË PRISHTINË – Me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi

Gepostet von Edi Rama am Montag, 29. Juni 2020