Kryeministri Edi Rama këtë të martë vetëm pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, ka bërë thirrje prindërve dhe mësuesve që të jenë të kujdesshëm në këshillimin e fëmijëve për zbatimin e masave mbrojtëse ndaj Covid.
Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka theksuar se nisja e këtij viti shkollor është një sfidë më vete për shkak të kushteve në të cilën ndodhemi.
“Nëse për ne të rriturit kjo është e kuptueshme nga ne por lehtësisht jo shumë e zbatueshme kjo nuk është e kuptueshme për moshat që fillojnë shkollën sidomos ato më të vogla, gjithë sistemi i mbrojtjes që nga maskat e deri te asetet e tjera të një logjistike të re në jetën tonë dhe befasuese për të vegjlit kërkojnë një qasje dhe vëmendje nga të rriturit, prindër, mësues dhe nga të gjithë të rriturit.
LEXO EDHE: Rama drejtuesve të arsimit: Ta bëni natën ditë pa u lodhur! Këto shkolla do punojnë me tre turne
Është e qartë që beteja juaj e përditshme lidhet drejpërdrejt me nevojën për të mbajtur parasysh se jo të gjithë mësuesit janë të disiplinueshëm brenda kësaj disipline të re pasi dhe ato vijnë nga një jetë me strese e tyre familjare, nuk janë robot por duhet që dhe ato të jenë në mënyrë të vazhdueshme nën përkujdesjen tuj dhe të gjithëve ne, nën përkujdesjen e drejtuesve të shkollës, që janë dhe pika lidhëse mes jush dhe nisjes së shkollës .
Kemi dyfishuar punonjësit e shërbimit psikosocial, kemi dyfishuar mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara, kemi siguruar transport falas për qytetarët që kanë ndryshuar shkollën për shkak të tërmetit. Përkujdesja juaj personale si misionarë humanist duhet të jetë e madhe. Bëhet fjalë për të harmonizuar dhe mobilizuar shpirtin dhe trurin e të gjithëve që kanë këtë aftësi.
Kjo është një sfidë dhe sprovë për mendjen dhe trupin e mësuesve që do të merren me to çdo ditë, e rëndësishme është që këto fjalë ju ti kuptoni në thelbin e tyre dhe të kuptoni se më shumë se asnjëherë tjetër në rolin e drejtuesit jeni prindër dhe e keni të pashmanshme këtë detyrë”, është shprehur Rama.
Ndër të tjera ai ka theksuar se sistemi i arsimit është një sfidë më vete dhe problem tjetër që na lind këtë vit është ruajtja nga përhapja e Covid.
Ai ka theksuar gjithashtu se një vëmendje të veçantë do të kenë dhe zonat që janë prekur nga tërmeti.
“Sistemi i arsimit është në një proces reformimi të vazhdueshëm na shfaqet përballë kjo vështirësi e jashtëzakonshme, dhe është e rëndësishme që boshllëkun e madh ta kompesojmë me frymën njerëzore dhe angazhimin njerëzor. Specifaka te vecanta puna juaj ka në zonat e prekura nga tërmeti ku dhe pse ka një valë të madhe rindërtimi problematika është më komplekse pasi kemi mungesë të infrastrukturës.
Shëndeti i fëmijëve është primar, mbajtja mbyllur e shkollave nuk ishte opsion dhe këtë e thonë dhe eksperienca e vendee të tjera. Virusi nuk ka ikur dhe nuk ka për të ikur derisa të dalë një vaksinë e pranuar botërisht, që në vend që të presim ikjen e virusit me magji që nuk do të ndodhë dhe në vend që të hyjmë në rrugën pa krye të teorive të konspiracionit për mungesen e virusit një rrugë çmendurie dhe në vend që të presim që ta zhgjidhë shteti dhe ti gëzohemi lirive tona secili do të marrë përgjegjesinë.
Shteti ka bërë detyrën e vet dhe çdo ditë do të përmirësojë, por budallëkun njerëzor do e luftoni vetë nuk ka se si ta luftojë shteti. Ti japësh dorën diku dhe të bëhesh mizë lisi në një dasëm, apo funeral dhe të mos respektosh distancat nuk është një akt i dënueshëm shtetërish por akt budallallëku në dëm të vetes, por nëse këtë budallallëk te të rriturit e quajmë të tillë te fëmijët nuk e quajmë dot ndaj roli i gjithë sistemit në këtë rast është shumë i rëndësishëm shumë i vështirë”, ka thënë kryeministri./abcnews.al