Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë në qytetin e Lezhës prezantoi skuadrën për zgjedhjet e 11 majit dhe për Shqipërinë 2030.
Kryesocialisti Rama u shpreh sot për herë të parë BE do që ne të hyjmë sa më parë. Sipas Ramës, më herët nuk kishin as respekt dhe besim që ne mund tëb ishim të denjë për të qenë pjesë e unionit. Më tej Rama vijoi duke thënë se Serbia është pas nesh në negociata dhe ne jemi krahë për krahë me Malin e Zi.
“Ne kemi që në vitin ’92 që populli votoi PD dhe një pejsë e tyre nuk votoi se donte PD, por votoi se PD ishte në kohën e duhur ën vendin e duhur për të marrë mbështetjen për të mbyllur një kapitull dhe për të hapur një tjetër, për të përqafuar një sistem të ri. Në 11 maj populli ka shansin të marrë një vendim përtej partive, sepse nga ’92 e këtej jemi përpjekur t’i afrohemi BE, por ndërkohë shihni se kemi disa detyra për të bërë. Ne kemi bërë detyra dhe tre herë rresht ata vetë na kanë thënë keni bërë detyrat dhe nuk kishte dëshirë nga ana e tyre që të na hapnin derën dhe të na merrnin brenda vetes sic ka sot.
Sot për herë të parë, ata duan që ne të hyjmë në BE sa më parë. Jo se papritur ranë në dashuri me ne, por sepse kemi bërë detyrat tona dhe kanë respekt. Kur kemi marrë detyrën në fillim ka qenë i tmerrshëm, nuk të shihnin në sy sepse nuk kishin as respekt dhe besim që mund të ishim të denjë. Ajo që po ndodh sot është ajo që po ndodh me botën dhe duan ndër të tjera të zgjerojnë BE. Serbia i ka hapur negociatat në 2014, sot Serbia është pas nesh dhe ne jemi krahë për krahë me Malin e Zi. Ata kanë 13 vjet që negociojnë, Serbia ka 11 vjet që negocion.“
/ abcnews.al