Rama prezanton në Kuçovë buxhetin e Mbrojtjes: 50 mln euro baza NATO

schedule12:21 - 12 Nëntor, 2018

schedule 12:21 - 12 Nëntor, 2018

Për të folur për rritjen e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes zgjodhën bazën ku do të investohen mbi 50 milionë euro, Kucovën.

Edi Rama: “Buxheti i mbrojtjes për vitin 2019 arrin faktikisht në 22 miliardë lekë, ose 220 milionë dhe përbën një rritje prej më shumë se 10% krahasuar me këtë vit”.

Ky buxhet do t’i vihet në dispozicion ushtrisë për të realizuar një sërë objektivash të rëndësishëm, që nga modernizimi i grup batalionit të këmbësorisë së lehtë, tek përmirësimi i kapaciteteve të tjera dhe pajimeve bazë për ushtarakët e Forcave të Armatosura; blerja e armatimit të lehtë, municioneve dhe aksesorëve të nevojshëm për këto forca; vënin në funksion të sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore, projekt që po zhvillohet në bashkëpunim me parterin tonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Gjatë të gjithë kësaj kohe, ne e kemi çuar përpara bashkëpunimin me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, lidhur me modernizimin e kapaciteteve ajrore shqiptare dhe rijetëzimi në tërësi i këtyre pikave kyçe do të vazhdojë, sepse, përveç modernizmit të kësaj baze ajrore këtu në Kuçovë, do të vijojmë me projektin e modernizimit të bazës ajrore të Farkës”.

Jo vetëm infrastrukturë moderne por dhe paga të kënaqshme do të dalin nga buxheti i vitit 2019.

Olta Xhaçka: “Kjo është rritja më e madhe e pagave e bërë në historinë e Forcave të Armatosura e stërmerituar sipas kryetarit të qeverisë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!