LEZHË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në qarkun e Lezhës.
Ai theksoi se kryetema kryesore e këtyre zgjedhjeve është integrimi në Bashkimin Evropian.
Ai pohoi se të rinjtë, janë grupi i shoqërisë, që do të përfitojë më shumë nga anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian.
“Mendoj se patjetër që më 11 maj do të jetë shumë shpejt rasti që deputetët , që janë këtu do të folin për gjithçka që ne kemi bërë qoftë në rang vendi, qoftë në rang qarku. Kryetema e 11 majit majit, është Shqipëria në BE. Jo Rastësisht, për hir të së vërtetë në këtë vigjilje apo nxehje të fushatës elektorale kemi zgjedhur të bëjmë takime më të rinjtë, sepse përfituesit më të mëdhenj të Shqipërisë në BE do jeni ju dhe gjenerata juaj. Masivisht votuesit e rinj të mbështesin negociatat e Shqipërisë në BE”, pohoi ai./abcnews.al