Rama pret Mitsotakis në Tiranë: Greqia mbështet integrimin e BP në Bashkimin Europian, ka progres në çështjen e detit

schedule10:40 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 10:40 - 6 Dhjetor, 2022

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u shpreh i kënaqur për zhvillimin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor sot në Tiranë, një vend i rajonit që që synon të integrohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

Gjatë mbërritjes së tij në Tiranë, ku u prit nga kryeministri, Edi Rama, Mitsotakis tha se Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë kanë shënuar arritje të rëndësishme drejt rrugës evropiane dhe se Greqia mbështet integrimin e BP në Evropë.

Ndër të tjera kryeministri grek tha se do të diskutojë me Ramën për çështjen e detit, në mënyrë që të zgjidhet, me çështjen që të shkojë më pas në Hagë.

Ai tha se ka progres në çështjen e detit.

“Dua të shpreh kënqësinë time për zhvillimin e samitit të BE-së në një vend të rajonit që ka aspirata për në BE. Greqia është në krah të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë, në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Unë do të diskutojë me mikun tim Edi Ramën për çështjen e detit. Dua ta kalojmë këtë çështje dhe ta kalojmë në Hagë”, tha Rama.
I pyetur për marrëdhënie Serbi-Kosovë, Mitsotakis tha se Greqia ka inkurajuar gjithmonë dialogun mes dy vendeve dhe se e kupton komoleksiotetin e çështjes. Sakaq kryeministri grek u shpreh pro dialogut, duke thënë se dy palët do të duhet të bëjnë një hap pas, për të zgjidhur problemet mes tyre.

Lexo edhe: Kushtet e këqija të motit, Mitsotakis nuk do të fluturojë për në Himarë

“Gjithmone kemi inkurajuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. E kuptojmë kompleksitetin e çështjes. Kjo çështje duhet të zgjedhur. Ty dyja palët duhet të bëjnë një hap pas”, tha Rama.

Në Tiranë sot, (06.12) zhvillon punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor,(BP) i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit.

Burime zyrtare nga Këshilli Europian (KE) bëjnë me dije që ky samit është “pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”. “Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP), këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, thekson zyra e shtypit e KE.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor.

-sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;
/abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!