Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken iu drejtua Kryeministrisë pas përfundimit të takimit me të rinj shqiptarë ne ambjentet e Piramidës.
Rama përcolli pamje nga mikpritja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke theksuar se ai ndodhet “në një vizitë me rëndësi të veçantë për Shqipërinë e rajonin, kur kohët e trazuara që po kalon bota na gjejnë më pranë se asnjëherë, si miq dhe aleatë strategjikë”.
Takimi është më dyer të mbyllura, ndërsa më tej Blinken dhe Rama pritet të kenë dhe një konferencë të përbashkët për mediet.