Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamjet e aksit Palasë-Dhërmi, ku po kryhen punime.
Sipas Ramës kjo është një zonë ku do ndërtohen hotele me 5 yje dhe do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër.
Rama shton se po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë.
Postimi i Ramës:
Në aksin Palasë-Dhërmi, ku po zhvillohet një program i tërë investimesh në hotele me 5yje që do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër, po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë?♀️???
Kanë përfunduar të gjitha veprat e artit dhe ndërtimi i sistemit terramesh.
/abcnews.al/