Rama poston foton me sulmuesin e Kombëtares: Me shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves

schedule17:21 - 7 Qershor, 2021

schedule 17:21 - 7 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një foto nga Budapesti, ku në krah të tij është edhe futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni. Rama krahas fotos shkruan se pavarësisht se Uzuni i shënoi gol Juventusit, skuadrës së preferuar të kryeministrit, ai është një person i mirë përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë.

“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë”, shkruan Rama.

Myrto Uzuni ka zhvilluar një sezoni fantastik me Ferencvarosin, duke e fituar titullin e kampionit në Hungari. Ai u transferua një vit më parë nga Lokomotiva Zagreb për 1,8 milion euro, por arriti të tregojë aftësitë e tij në Hungari duke u përshtatur menjëherë.

Kjo ka bërë që çmimi i tij të rritet ndjeshëm, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në kampionatin hungarez. Tani vlera e Uzunit është rritur në 3 milionë euro edhe pse gjendemi në mes të krizës financiare të shkaktuar nga pandemia COVID-19. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!