Kryeministri Rama ka postuar foton e një avioni civil, mbi trupin e të cilit shkruhet “Air Albania”, ndërsa e ka shoqëruar postimin me diçiturën “Së shpejti”, pasuar nga një flamur shqiptar.
Rama duket se i referohet krijimit të një linje shqiptare fluturimesh, që kishte njoftuar pranverën e kaluar, kur u takua me përfaqësues të Turkish Airlines, kompani e cila do të ndihmonte në këtë drejtim.
Ajo që bie në sy nga foto e postuar prej Ramës është dominimi i ngjyrave kuq e zi. Ndërsa në bishtin e avionit, tërheqin vëmendjen disa linja që duket se rikrijojnë krahët e shqiponjës, që mbizotëron flamurin shqiptar.
Në këtë ngacmim fotografik, Kryeministri nuk ka bërë publike një datë kur do të nisë fluturimet “AirAlbania”, duke na lënë të gjithëve në pritje./abcnews.al