Rama porosi drejtuesve të qarqeve: Synojmë 74 mandate! Më sillni raportin me problemet që keni

schedule11:04 - 9 Shtator, 2020

schedule 11:04 - 9 Shtator, 2020

Edi Rama e kërkon mandatin e tretë qeverisës pa koalicion. Mëngjesin e sotëm, kryeministri zhvilloi një takim me drejtuesit politikë të qarqeve.

Gazetarja e Abc News Esiona Konomi mëson se Edi Rama është shprehur para drejtuesve të qarqeve se objektivi për zgjedhjet e ardhshme është sigurimi i 74 mandateve për të qeverisur të vetëm. ‘Synojmë 74 mandate” mësohet se është shprehur kryesocialisti.

Gjithashtu ai u ka kërkuar drejtuesve të qarqeve një raport të detajuar deri javën e ardhshme për problemet e qarkut përkatës: probleme në qeverisje, drejtori rajonale, si dhe me partinë.

Ndërkohë që nesër do të nisë riformatimi i FRESSH-it dhe më pas i forumit të gruas socialiste. PS-ja po mobilizon strukturat dhe sidomos të rinjtë për fushatën për zgjedhjet e 25 prillit të 2021./ db/abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!