Rama: Policia është “përdhunuar” jo dhunuar, prindërit të ruajnë fëmijët nga Saliu dhe Meta

schedule13:05 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 13:05 - 15 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave të dhunshme të zhvilluar në kryeqytet, ku ka veçuar natën e parë të dhunës që është përdorur ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka theksuar se natën e parë ajo që u përdor ndaj policisë ishte “përdhunim i tyre e jo dhunim.

Gjithashtu ai ka bërë thirrje prindërve që të ruajnë fëmijët nga dhuna e Saliut dhe e Ilir Metës.

“Natën e parë ku protesta degradoi në një pengmarrje në një segment brenda saj policia e shtetit është përdhunuar dhe jo dhunuar këtu para kryeministrisë. Këtë e keni arë vetë, unë personalisht jam ndjerë shumë keq për policinë e shtetit atë natë dhe kam kuptuar shpjegimin që i është bërë, që Policia e Shtetit atë natë e kishte të qëllimshme lejimin e atij përdhunimi pasi ndjente peshën e pjesëmarrësve.

Për dhunën është fatkeqësi e madh që ka akoma këtu njerëz se me dhunë e me forma presioni një qeverie që drejtohet nga unë nuk i merret dot asgjë zero. Ndërkohë që çdo protestë paqësore dhe që ka të drejta me veta na ul në tokë direkt është pak por e sigurtë, ndërsa dhuna është një turp dhe nuk ka lidhje fare me zgjimin dhe ringjalljen, është një turp i madh i Saliut dhe i Ilir Metës.

Ilir Meta nuk mendon asgjë tjetër përveçse të bëjë përshesh kudo që shef një shesh dhe buxhetin e shef si shesh. Ilir meta është jashtë kontrollit nuk ka asnjë kontroll mbi veten. Shikon vetëm shesh për të bërë përshesh. Nga ilir meta nuk kam asnjë surprizë ai është bashkë me Saliun dhe janë të pandarë dhe objektiva është si t’ja dalin asaj që s’ka për t’ja dalë dot kurrë që të pengojë popullin shqiptar të bëjë atë që do. Basha hesht njëlloj siç heshtin semaforët e fikur në lidhje për këtë çështje. Ai nuk ka asnjë forcë karakteri dhe të dalë e të thotë stop ai e di shumë mirë se kush e bën këtë ai nuk urdhëron dot as molotova Ademin. Dua ta mbyll me një thirrje për të gjithë prindërit që të ruajnë fëmijët nga Ilir Meta dhe Saliu”, ka thënë Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!