Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kundërshtarët e tij politikë duke paralelizuar situatën e sistemit shëndetësor me atë të tanishëm. Rama shkruan me anë të një statusi në rrjetet sociale se nëse virusi do na kishte zënë 7 vite më parë kur spitalet ishin në atë gjendje do ishte bërë qameti. Ai ka nxjerr foton e spitalit të Urgjencës në Elbasan disa vite më parë dhe sot.
Ai thotë se ku ndryshim duhet të vazhdojë deri në fund, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave të bardha.
“Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?
Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s’ka shans ta shohë ndryshimin, por vazhdon avazin se sot është më keq se dje!
Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave! Prandaj na duhet Mandati i Tretë”, shkruan Rama./mv.abcnews.al