Rama: Përplasja në Sarandë përgjegjësi e policisë, por jo ajo e Velipojës

schedule14:30 - 29 Qershor, 2021

schedule 14:30 - 29 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat, është ndalur tek masakra e ndodhur në Velipojë, duke thënë se policia e shtetit nuk mund të ndalojë sherret që ndodhin mes fqinjëve në mes të natës.

Ndërkohë Rama ka sjellë si shembull rastin e plagosjes së biznesmenit Spiro Iljadhit në Sarandë, duke thënë se kjo ngjarje është drejtpërdrejt përgjegjësi e policisë së shtetit.

“Rasti i Sarandës është përgjegjësi drejtpërdrejtë e Policisë. Jam dakord. Është fiks përgjegjësi e strukturave të policisë së  Sarandës.”

“Strukturat në Sarandë është ndëshkuar nga brenda  policisë. Janë marrë masa dhe do merren edhe në vijimësi për raste të tilla. Ka ndodhur një rast në flagrancë atje. Se nuk ka ndodhur në një cep” tha Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!