Rama përmendi djalin në koma, përgjigjet Kryemadhi: Mos përdor fëmijët sa herë ke halle politike

schedule14:34 - 21 Maj, 2020

schedule 14:34 - 21 Maj, 2020

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend.

Kryeministri tregoi në Kuvend një moment nga jeta e tij, kur tha disa vite më parë, ka patur një njeri të dashur në spitalin e Massachusetts, ku sot rreshtohen mijëra viktima.

Në lidhje me këtë deklaratë të Ramës, Kryemadhi shkruan se “Shprehjen më të mirë të dashurisë për fëmijët mund ta bëjmë duke mos i përdorur ata sa herë kemi halle politike dhe ligjore”.

Po ashtu, Rama e quajti Kryemadhin “Lady Makbeth”, (gruaja e mbretit Hamlet në një nga veprat e Shekspirit). /abcnews.al