Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend.
Kryeministri tregoi në Kuvend një moment nga jeta e tij, kur tha disa vite më parë, ka patur një njeri të dashur në spitalin e Massachusetts, ku sot rreshtohen mijëra viktima.
Në lidhje me këtë deklaratë të Ramës, Kryemadhi shkruan se “Shprehjen më të mirë të dashurisë për fëmijët mund ta bëjmë duke mos i përdorur ata sa herë kemi halle politike dhe ligjore”.
Po ashtu, Rama e quajti Kryemadhin “Lady Makbeth”, (gruaja e mbretit Hamlet në një nga veprat e Shekspirit). /abcnews.al