Shqipëria nuk ka mafia, por lidhje të shqiptarëve me klanet mafioze në Itali. Është kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit, lufta ndaj ketyre lidhjeve është hapi i radhës që ka ndërmarrë qeveria shqiptare.
Që Shqipëria e ka fituar luftën kundër mbjelljes së kanabisit Kryeministri Edi Rama e ka bindje.
Edhe kur më studion e televizionit “Channel One” gazetari Roland Qafoku i lexon raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kreu i qeverisë ia sqaron edhe shkurt edhe gjatë.
Sqarime i bën edhe deklaratave se vendi ynë ka mafia shqiptare.
Kryeministri Edi Rama përsëriti se pavarësisht se është fituar beteja me kultivimin e kanabisit lufta ndaj trafikut të drogës vazhdon./abcnews.al

