Rama për rastin e Xhisiela Malokut: Shumë shpejt një paketë antishpifje

schedule21:44 - 2 Tetor, 2018

schedule 21:44 - 2 Tetor, 2018

Mbrëmjen e së martës kryeministri Edi Rama ka patur një reagim në rrjetin social Twitter në lidhje me çështjen e Xhisiela Malokut.

“Më vjen mirë që s’jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik! Më mirë vonë se kurrë”, shkruan Rama.

Më tej, ai vijon duke shkruar se duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e asaj që Rama e cilëson si një horror mendjesh e gojësh të përdala.

Në fund të mesazhit të tij, kreu i ekzekutivit bën të ditur se së shpejti do të bëhet publike dhe një paketë e re ligjore antishpifje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!