Opozita vazhdon ti kujtojë kryeministrit se protestat nuk do ti mungojnë as Brenda e as jashtë kryeqytetit. Ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe mbështetës të saj bllokuan për rreth një orë disa nga akset hyrëse për në Shkodër atje ku kryetari I qeverisë ka organizuar një axhendë të ngjeshur me takime.
Grumbullime të mbështetësve të opozitës pati tek Ura e Spatharit në aksin Shkodër- Mjedë, në Urën e Vrakës në aksin rrugor Shkodër Koplik, vecanërisht në Urën e Bahcallëkut ku protestuesit dogjën goma e u përplasën me uniformat blu.
Reagimin kryeministri ia dha edhe të shkruar edhe publikisht.
Keqardhje shpreh edhe për ata që i shkojnë pas Partisë Demokratike në vendimin për të penguar zgjedhjet sepse ato do të bëhen në 30 Qershor, garanton edhe një herë kryeministri Rama.
“Këta mendojnë se vërtet do shtyhen zgjedhjet se vërtet do ndodhi ndonjë gjë në fund fare që Luli do të marri gjysmën e qeverisë. Vërtet do ndodhi ajo që se do prishen zgjedhjet këtu etj. Iu them se asgjë nga këto nuk ka për të ndodhur. Asgjë! Në fakt gjëja që duhet të ndodhi dhe jam i bindur që do të ndodhi, është që pas zgjedhjeve sinqerisht duhet që të rregullohet dhe të rilindin Partia Demokratike. Por kjo është puna e tyre. Puna e jonë është që të bëjmë zgjedhje dhe duhet t’ua kujtojmë njerëzve të zakonshëm. Por thash që kanë të gjithë të drejtën e tyre të mos na duan ne por të duan skuadrën e tyre. Ka një ligj të shkruar dhe të votuar nga PD dhe nga PS dhe nga të tjerët që të çon në burg, nëse ti prek qendrën e votimit dhe procesin zgjedhor”.
Ka dhe bindjen se pas zgjedhjeve vendore partia më e madhe opozitare nuk do të jetë më e njëjta.
Në Malësi të Madhe kryeministri Rama rikonfirmoi mbështetjen për kreun e Bashkisë, Tonin Marinaj dhe premtoi se do të investohet në këtë zonë si asnjëherë më parë në 4 vitet e ardhshme./abcnews.al