Rama për Nexhmije Pagarushën: Prehu në paqe zonjë e madhe!

schedule16:00 - 7 Shkurt, 2020

schedule 16:00 - 7 Shkurt, 2020

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtares së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Një zë i rrallë dhe një zonjë e rrallë, Nexhmije Pagarusha, nuk është më mes nesh, por brenda i pashlyeshëm mbetet kujtimi i saj. Prehu në paqe zonjë e madhe”, shkruan Rama.

Ikona e muzikës shqiptare u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare. Pagarusha kishte një karrierë 40-vjeçare në muzikë dhe është vlerësuar si “Mbretëresha” e muzikës shqiptare.

/abcnews.al