Rama për median greke: Zgjerimi i kufirit detar nuk bëhet pa marrëveshje, i bindur që do gjejmë zgjidhje

schedule10:29 - 20 Shtator, 2020

schedule 10:29 - 20 Shtator, 2020

Kryeministri i Edi Rama në një intervistë për televizionin grek “MEGA” foli për çështjen e detit me Greqinë, ndërsa është ndalur edhe tek situata e pandemisë.

I pyetur për menaxhimin e situatës së pandemisë, Rama theksoi se fillimisht u morëm masa për izolimin e COVID-19. Ndërsa thekson se tashmë numrat janë në rritje sidomos edhe me hapjen e shkollave, ku shqetësimi bëhet edhe më i madh. “Deri tani kem i arritur ta menaxhojmë situatën e COVID-19 dhe kjo është diçka pozitive”, është shprehur Rama.

Ndërsa në lidhje me çështjen e detit, kryeministri Rama ka theksuar se ndryshe nga Italia dhe Egjipti, në rastin e Shqipërisë, Greqia duhet të bëjë marrëveshje për zgjerimin e vijës bregdetare.

Pjesë nga intervista:

“Ne nuk e mirëpritëm asnjë marrëveshje. Ne sapo kaluam një përvojë absurde tipike ballkanike dhe klasike të patriotizmit të rremë, i cili ndezi formën më ekstreme të zjarrit, pasi Kryeministri juaj iu drejtua parlamentit, gjatë diskutimit të marrëveshjeve detare me Italinë dhe Egjiptin. Kishte një diskutim në lidhje me të drejtën e vendit për të zgjatur ujërat territoriale në 12 milje, e cila bazohet në traktatin ndërkombëtar të Montegos. Çdo vend që ka dalje në det ka të drejtën dhe nuk është diçka për të cilën negocioni ose kërkoni nga të tjerët të zgjerojnë ujërat tuaja atje ku është e mundur.
Kur kjo nuk është e mundur, vendet duhet të vijnë në një marrëveshje, ndërsa çështja midis Greqisë dhe Shqipërisë është e veçantë, sepse të dy vendet nuk mund të vazhdojnë me zgjerimin e tyre në mënyrë të njëanshme, pa marrëveshjen ndërmjet tyre, sepse natyrisht një gjë e tillë nuk është e mundur. Ne jemi pranë njëri-tjetrit, nuk mund të bëjmë gjëra vetëm ose nuk mund të jetojmë pa e kuptuar dhe pa respektuar faktin që tjetri është pranë nesh. Ne duhet të arrijmë një marrëveshje dhe jam i bindur që do të gjejmë një zgjidhje”,
ka deklaruar Rama.

Sipas tij, çështja mund të zgjidhet në një gjykatë ndërkombëtare, ndërsa theksoi se këtë ide e kishte ndarë edhe me homologun grek.

“Pas disa javësh unë do të pres Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias në Shqipëri për të diskutuar këtë çështje dhe menjëherë më pas shpresoj të pres Kryeministrin grek. Ai vetë ka vizituar Shqipërinë përpara se të merrte post politik dhe është koha që ai të kthehet. Babai i tij ishte zyrtari i parë grek që vizitoi vendin edhe para rënies së regjimit. Ishte një vizitë shumë interesante dhe e rëndësishme”, është shprehur kryeministri Rama.

Gjithashtu Rama shtoi se nuk e ka fshehur që është mik i presidentit Erdogan.

“Kurrë nuk e kam fshehur që është miku im presidenti Erdogan. Jam krenar që e kam mik. Greqia dhe Turqia janë dy vende mjaft të afta të zgjidhin vetë çështjet e hapura. Mesa duket kanë pikëpamje kontradiktore, por është në interes dypalësh të përbashkët të zgjidhin konfliktet e të ndërtojnë së bashku të ardhmen. Nuk është e vërtet që nuk lejojmë vetë-identifikimin e minoritarëve, jemi duke punuar për një projektligj i ri, për këtë çështje. Problemet me pronat janë të ngjashme me të gjithë shqiptarëve, kemi trashëguar një situatë kaotike nga e kaluara”, ka theksuar Rama.

/abcnews.al/