Rama për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO: Roli ynë mbështetës, jo udhëheqës

schedule10:57 - 14 Shkurt, 2019

schedule 10:57 - 14 Shkurt, 2019

E nisi me mesazh solidariteti dhe ngushëllimi për viktimat e aksidentit në Maqedoninë e Veriut  fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama, ku është i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri.

“Zija e sotme në vendin fqinj e rëndon edhe më shumë peshën e faktit se fati ynë është i ëprbahskët, një fat i ëprbahskët i cili mishërohet në mënyrën më kuptimplotë me aderimine  Maqedonisë së Veriut në NATO.

Numri i viktimave më së shumti shqiptarë, e bën më të prekshme afërsinë e lidhjes sonë me Maqedoninë e Veriut. Kjo lidhje tërësisht e veçantë historike e politike gjen mishërim në aktin e votimit të sotëm unanim të kuvendit të shqipërisë. U jemi pranë familjeve të goditura dhe do bëjmë pjesën që na takon për të lehtësuar dhimbjen e tyre të madhe”.

Rama shprehu mbështetjen e Shqipërisë për Maqedoninë në rrugën e anëtarësimit në NATO, ku sipas tij roli i vendit tonë ishte mbështetës dhe jo udhëheqës, përkundër disa zërave brenda politikës së brendshme të shtetit fqinj.

“I kemi qenë pranë vendit fqinj në gjithë rrugëtimin e vështirë të anëtarësimit në NATO. Nuk e fsheh dot kënaqësinë e veçantë të celebrimit me votën e Shqipërisë të aderimit të Maqedonisë në NATO.

Gjuha shqipe u bë mollë sherri në politikën e brendshme të Maqedonisë dhe platforma e Tiranës u tregua si dora e djallit në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Pa shqiptarët s’do kishte Maqedoni të veriut dhe integreti e bashkejetesa mes dy poupujve tanë dhe gjuha shqipe janë të pacënueshme për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Por roli ynë në këtë proces historik ka qenë një rol mbështetës jo udhëheqës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!