Rama për 20 refugjatët: Nuk mund të rrinim spektatorë

schedule14:45 - 27 Gusht, 2018

schedule 14:45 - 27 Gusht, 2018

Në takimin informal në Durrës të Kryeministrave të rajonit në Durrës, i pyetur nga gazetarët, kryeministri Rama theksoi se nuk mund të qëndronin spektatorë përballë një shfaqje turpi, sikurse e ka konsideruar. Ky vendim, tha Kryeministri, nuk ka asnjë qëllim të fshehtë sikurse e thonë disa media.

“Nuk e kemi bërë për të ndikuar mbi këdoqoftë, por nuk mund të rrinim spektatorë përballë një shfaqeje dhimbjeje dhe turpi. Ku njerëz që janë larguar nga ferri u kthyen në të burgosur të impotencës politike apo europiane. Ishte një gjest i natyrshëm për ne shqiptarët që ishim ne dje ata eritreasit e sotëm dhe Italia nuk na la në mes të detit. Gjesti ynë nuk ka pasur asnjë qëllim të fshehtë, por është në shpirtin dhe frymën e botës sonë mediatike që të kërkojë qëllimet e fshehta dhe jam plotësisht mirëkupues dhe më argëton ky fakt”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!