Kryeministri Edi Rama, ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” duke përshëndetur takimet dhe bashkëbisedimet e zhvilluara ditën e sotme në Bruksel.
Rama i vlerëson takime si pozitive, ndërsa shprehet se janë produktive në një moment të vështirë për vendin.
“Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë”, shkruan Rama.
/abcnews.al/