Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas padisë ndaj homologut kosovar, Ramush Haradinaj.
Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale, i cili e ka pyetur se pse nuk ishte në Kosovë për të përkujtuar masakrën e Reçakut, ndërsa shprehu keqardhje për ata që e mallkojnë.
Ai e ka goditur përsëri shefin në detyrë të ekzekutivit kosovar, madje duke e quajtur patriot hipokrit.
“Keqardhje e turp per ty dhe kedo tjeter si ti që prej Kosove me shan e me mallkon paturpersisht, per tradhetira imagjinare e per poshtersira te sajuara ndaj meje nga politikane e analiste pa din e pa iman!”, është shprehur Rama.
“Unë kam bërë, bëj e do bëj gjithçka mundem për Shqiperinë e për Kosovën po njësoj, e nuk kam ndeërmend as të tërhiqem, as të përkulem, përballe kësaj armate trushkulurish, shpifësish e parazitësh, sepse jam me të drejtën dhe me të verteten, qe edhe kur vonon nuk harron asnjëhere. E sa për Reçakun, ato viktima të pafajshme të agresionit serb nuk i nderon aspak zotëria jote duke më fyer mua, ashtu sikundër viktimat e urrejtjes nuk nderohen aspak duke i perdorur per politiken e ulet, qe i ndan njerezit ne patriote e ne tradhetare!”, ka thënë Rama.
“Kjo ishte pergjigja ime per ty, teksa ndjek me shumë keqardhje se si ajo lloj politike po i’a merr Kosovës frymën e fytyrën, në sytë e njerëzve të thjeshtë dhe të miqve të mëdhenj ndërkombëtare, të cilët habiten gjithnjë e më shumë nga paaftesia politike e nga hipokrizia patriotike e atyre që kujtojnë se me shpifjet e sharjet ndaj meje, do i ikin përgjegjesive të tyre para popullit dhe të ardhmes së Kosovës!”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë./abcnews.al