Rama pas Kryesisë: Nesër shpallen kandidaturat për zgjedhjet e 30 qershorit

schedule12:03 - 11 Maj, 2019

schedule 12:03 - 11 Maj, 2019

“Nesër të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtuese të fushatave elektorale dhe më pas do fillojmë fushatën për zgjedhjet”. Ishte kjo deklarata e Kryeministri Edi Rama  pas mbledhjes së kryesisë së PS- ku u zyrtarizuan kandidaturat për 61 bashkitë e vendit.

Rama: “Sot kemi pasur mbledhjen e kryesisë së PS për të miratuar kandidaturat për 61 bashkitë si dhe për të diskutuar për formësimin e listave përfundimtare për këshillat bashkiakë.

Nesër të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtuese të fushatave elektorale dhe më pas do fillojmë fushatën për zgjedhjet.

Kemi vendosur për të gjitha bashkitë, janë disa detaje të fundit që janë çështje qarqe dhe nuk ka asnjë problem. Të deleguarit kanë mandatin për t’i konkluduar që të gjitha”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!