Rama: Po mbrojmë familjet dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë, çfarë ndodh me ata që harxhojnë shumë

schedule12:07 - 17 Mars, 2022

schedule 12:07 - 17 Mars, 2022

Kryeministri Rama njoftoi se qeveria po sheh mundësinë që të rishikohet fatura e energjisë elektrike për ata abonentë familjarë që harxhojnë shumë. Rama nuk dha detaje në lidhje me fashën e harxhimit, por theksoi se ky është një detaj që po merret në konsideratë.

Pavarësisht sa do të rritet energjia në treg, ne e kemi ndarë mendjen që njerëzit nuk do të paguajmë. Është një supersforco e buxhetit për këtë. Ne nuk mund t’i rrisim energjinë biznesit të vogël. Në momentin që ne do t’i vëmë biznesit të vogël detyrimin të paguajë energjinë sa kushton sot, ne menjëherë ju kemi hequr atyre 1 ose 2 rroga. 95 mijë biznese të vogla, 95 mijë të papunë, nëse ne çojmë faturën siç është“, tha Rama.

Kemi filluar tani të bëjmë një studim për të hequr nga kjo mbrojtje e plotë familjet që konsumojnë shumë energji se jetojnë në kushte shumë të mira por janë prap një pjesë e vogël, se nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe por po e bëjmë dhe këtë pjesë, por për momentin të gjitha familjet, përfshirë dhe familjet tuaja që jeni këtu, nuk kanë asnjë rritje të çmimit të energjisë”, tha kryeministri duke bërë kështu një njoftim shumë të rendësishëm sa i përket çmimit të energjisë elektrike për një pjesë të familjeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!