Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama paralajmëron opozitën: Ato që doni nuk i bëni dot pa ne, zgjedhja është e juaja

schedule18:06 - 16 Nëntor, 2021

schedule 18:06 - 16 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi opozitën për përplasjet në Kuvend në lidhje me reformat që ata duan të realizojnë. Rama tha se në rast se këputen urat e komunikimit mes palëve, PD do gjejë te PS vetëm një mirësjellje formale. Ai theksoi se në rast se kjo ndodh demokratët nuk i bëjnë dot reformat që duan pa socialistët.

“Nuk do ta kisha fare për ulje. Përkundrazi do ndjehesha edhe njëherë krenar nëse do kërkoja ndjesë nëse do kishte vend për ndjesë. Ju mund ta baltosni sa të doni këtë foltore këtu. Mund të ktheheni duke treguar me gisht gra e burra këtu pas kurrizit tim dhe duke i etiketuar me fjalët më të rënda. Këto ju duken normale. Jam shumë i kënaqur që kudo që do hapen nga studiuesit për këtë parlament, nuk do gjendet në fjalimet e mia që një personi t’i jem drejtuar me akuza penale. Jo se nuk kam pasur kriminelë përballë por është gjuhë e ulët shumë për lartësinë që synoj kur flas dhe respektin që kam për njerëzit dhe veten. Unë nuk e ul dot veten në atë nivel ku fjala e fundit e rrugës është bërë kryefjalë e opozitarizmit këtu në parlament.

Kjo është rruga që e dëmton rregullacionin e të gjithëve ne. Njerëzit atje jashtë nuk kanë kohë edhe as detyrën ta bëjnë diferencën. Dihet që mes një shfaqje ku pianisti thyen pianon, ai ka audiencën më të madhe. Ju patjetër që së pari, së pari damkosni veten edhe për sot edhe për nesër si humbësa dhe dëmtoni të gjithë këtë fushë, profesion që quhet politikë. Dhe nëse nuk e keni mësuar akoma që kjo nuk është rruga për të hyrë në zemrat e shqiptarëve, kurrë mos e mësofshi. Por me klithma, histeri, vajtime apo thirrje të përbashkëta të nuk e di se çfarë të drejte gjinore, harrojeni se dilni gjëkundi dhe harrojeni se më bëni mua të ndryshoj mendim.

E fundit që kam është kjo. Unë e kuptoj shumë mirë çfarë ishte ajo që ndodhi dje dhe sot në aspektin e tensionit që ju keni por nëse doni ta ktheni timonin në atë rrugë. Është e drejta juaj por mos prisni që nga kthimi i timonit në atë rrugë dhe këputja e urave të komunikimit me dhunë në këtë foltore, të gjeni tek ne veçse një mirësjellje formale. Ato që keni ndërmend të bëni nuk i bëni dot pa ne. Nëse doni bashkëpunimin tonë dhe nëse doni që ne t’iu dëgjojmë jo vetëm formalisht me respekt. Deri më sot askush nga ana jonë nuk ka ndërprerë asnjë prej jush. Nga kjo anë kur flitet nuk drejtohen gishtat. Zgjedhja është e juaja”, tha Rama. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!