Ervin Mete te Financat, Manastirliu tek Arsimi/ Ja ndryshimet në kabineti qeveritar

schedule18:25 - 4 Shtator, 2023

schedule 18:25 - 4 Shtator, 2023

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Rama ke vendosur t’i besojë Ervin Metës, financat dhe ekonominë e vendit, post i cili mbahej deri më tani nga Delina Ibrahimaj. Kjo e fundit, me ndryshimet e reja do të mbajë postin e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe klimën e Biznesit.

Në krye të diplomacisë, emri që do t’i dërgohet për propozim Presidentit Bajram Begaj, është ai i Igli Hasanit, i cili do të zëvendësojë në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhackën.

Ogerta Manastirliu do të marrë në dorë frenat e Arsimit dhe Sportit, ndërsa dikasterin e Shëndetësisë, Rama ia beson së fundit Albana Kociut.

Sakaq, rikthehet në qeveri Anila Denaj, të cilës i është besuar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndryshimet në qeveri: 

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – ERVIN METE 

Ministër për Europën dhe punët e jashtme  – IGLI HASANI 

Minisër i Arsimit dhe Sporteve – OGERTA MANASTIRLIU 

Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rurual – ANILA DENAJ 

Ministre e Shëndetësisë, – ALBANA KOÇIU

Ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe klimën e Biznesit, – DELINA IBRAHIMAJ

Ministër shteti për pushtetin vendor,  – ARBJAN MAZNIKU

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!