Rama: Pagesa në shëndetësi rritet në bazë të performancës së vetë mjekëve

schedule13:19 - 6 Janar, 2022

schedule 13:19 - 6 Janar, 2022

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka monitoruar nga afër ambientet e Pediatrisë së re, ku ka zhvilluar një konferencë para stafit mjekësor dhe të pranishmëve aty.

Rama është shprehur se në shëndetësi përveç pagës bazë, mjekët dhe infermierët duhet që të ngjiten lart dhe të paguhen dhe në bazë të performancës së tyre.

Ndër të tjera kreu i qeverisë ka bërë me dije se gjatë mandatit të tyre të tretë do të rrisin sërish pagat e punonjësve të shëndetësisë duke filluar nga ky vit.

Sipas kryeministrit një tjetër sfidë e mandatit të tretë në shëndetësi është gjithashtu edhe përfundimi i rikonstruktimit të ambienteve të QSUT-së, duke e kthyer në një nga komplekset më të mëdhenj spitalor në rajon.

Plotësimi i kushteve për mjekët dhe infermierët për të ushtruar profesionin e tyre është një motiv i fortë për të shërbyer me përkushtim. Rëndom ato që duan të thonë diçka dhe kur nuk kanë çfarë të thonë përsërisin se nuk janë godinat dhe fasadat por njerëzit, është e vërtetë që janë njerëzit, por nëse kushtet që punojnë janë të pafavorshme sado sakrifikojnë njerëzit sërish është e pamundur që të japësh maksimumin.

Unë besoj fort se kushtet fizike të çfarëdo infrastrukture kanë një rol të jashtëzakonshëm jo vetëm në performancën e atyre që janë brenda këtyre hapësirave por edhe mes njerëzve, mjekëve dhe familjarëve. Një marrëdhënie që në të shkuarën ka qenë e acaruar dhe kushtet e punës kanë ndikuar parimisht në këtë marrëdhënie.

Sot na duhet që të shkojmë përtej godinave dhe kushteve fizike jo vetëm me mbështetjen ndaj personelit por dhe krijimin e një hapësire të re ndërveprimi mes personelit dhe vetë shtetit.

Është shumë e rëndësishme që ne tu japim mundësi mjekëve dhe infermierëve që të paguhen më shumë jo vetëm duke rritur pagën bazë por ti japim sistemit dhe mundësinë për diferencime. Me këtë duhet që të kuptojmë se më lart ngjiten ato që i japin më shumë sistemit dhe paga bazë është e njëjtë për të gjithë. Një ngjitje marrin të gjithë ato që përmes punës dhe performancës sjell të ardhura më të larta në raport me një tjetër koleg që paguhet me pagën bazë por për shkak të performancës mesatare nuk merr dot sa një koleg. Brenda këtij mandati ne do të përmbyllim çdo pjesë të QSUT-së që ka nevojë për të hyrë në këtë standart duke e kthyer në kompleksin më të madh spitalor në rajon. Këtë vit do të bëjmë një rritje tjetër të pagave dhe parashikojmë që brenda mandatit të shkojë në 40+”, ka thënë Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!