Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Paga e re minimale me 30 mijë lekë hyn në fuqi më 1 janar!

schedule13:24 - 6 Tetor, 2020

schedule 13:24 - 6 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në bashkëbisedimin me gazetarët se paga e re minimale prej 30 mijë lekësh do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021.

“Javën e ardhshme do të prezantojmë ndryshime të tjera për taksimin e ndershëm, në funksion të shtresës së mesme që është në piramidën e taksimit për të ardhurat personale dhe për pagën minimale që do të hyjë në fuqi më 1 janar. Ne e kemi përfunduar planin për buxhetin dhe më vjen mirë që pavarësisht nevojave për përballimin dhe goditjeve, kemi një seri prezantimesh të tjera”, tha Rama.

 

Në komunikimin e tij për mediat, kryeministri gjithashtu njoftoi rritjen e pagave për mjekët në masën 40 % dhe për arsimtarët në masën 15 %.

Më tej gjatë pyetjes së gazetarëve kryeministri u shpreh se ka informacion që subjektet private i paguajnë punonjësit në të zezë, prandaj duhet ta bënin vetë rritjen e pagës minimale.

“Po bëjmë me ligj, atë që duhet të bënin vetë pronarët. Punonjësit janë themeli i fitimit të çdo kompanie. Pronarët këtë duhet ta bënin vetë. A ka kjo një kosto financiare. Sigurisht që e ka, por jo tek xhepat e pronarëve. Ne kemi informacione dhe prova, që këto para jepen nën dorë. Pra kjo është e tepër. Nuk mundet kompanitë që me lëkurën e punonjësve të qepin pardesy”, theksoi Kryeministri.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!