Rama nxjerr shifrat: Janë 220 ndërhyrje në territor nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit

schedule14:17 - 25 Janar, 2023

schedule 14:17 - 25 Janar, 2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar disa shifra, që sipas tij tregojnë përkushtimin që ka qeveria e tij në zhvillimin e vendit.

Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, shefi i mazhorancës shprehet se Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kryer 220 ndërhyrje në territorin e vendit, dhe këto shton Rama shkojnë në funksion të zhvillimit të turizmit, infrastrukturës dhe fuqizimit të komuniteteve. Ai thotë se është koha që fjalët të lirohen mënjanë dhe në fokus të jenë shqetësimet e njerëzve.

 

“220 ndërhyrje në territor nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përfunduar në 2022 apo në proces për 2023, të cilat përmirësojnë jetën e komuniteteve, fuqizojnë shërbimet, turizmin e zhvillimin rural, rrisin ekonominë – më pak fjalë e akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që punojnë dhe kanë punë për të zgjidhur”, shkruan Rama ndërsa ka ndarë dhe hartën e Shqipërisë, ku tregohen vendet ku janë bërë ndërhyrje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!