Rama nxjerr shifrat e vendeve të reja të punës: Këtu janë vetëm individët e regjistruar

schedule09:04 - 28 Shtator, 2020

schedule 09:04 - 28 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e vendeve të reja të punës të hapura në 6 vitet e qeverisjes së socialistëve e cila shkon në 132 mijë. Kreu i qeverisë i referohet regjistrit të Tatimeve të Republikës së Shqipërisë. Rama thotë se kjo shifër përllogarit vetëm individët e regjistruar dhe të mbuluar me sigurime shoqërore.

“Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër të dhënë nga regjistri i Tatimeve të Republikës së Shqipërisë, ku pasqyrohet numri i përgjithshëm i të punësuarve në Biznesin e Madh në fund të vitit 2019, mbi bazën e emrit e mbiemrit të çdo punonjësi të regjistruar dhe të mbuluar me sigurime shoqërore e shëndetësore (pra, pa bërë këtu asnjë llogari me hamendje të punonjësve të padeklaruar), ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./mv. abcnews.al

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158185298246523

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!