Përpara nisjes së pushimeve, kryeministri Edi Rama duket se po planifikon një manifestim në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga burime për gazetaren Erneta Shevroja.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediet u shpreh se ky manifestim është procesion i moralit të monizmit, i cili u firmos më 7 korrik në Bulevardin e Tiranës.
Berisha: Shumë interesante. Kur të rinjtë e Tiranës përmbysën perden e hekurt në korrik të vitit 1990 Ramiz Alia i përcolli jashtë ata ushtarakisht. Ata i dhanë një goditje të fortë regjimit, por realizimi i përmbysjes së regjimit nuk u bë. Çfarë bëri. Ramiz Alia organizoi një miting në sheshin Skënderbej. Mirëpo mitingu ishte aq qesharak sa ngjante me një miting funebër. I mori dhe i vuri në kuadrate të gjithë administratën sa që vetë ai nuk erdhi se e kuptoi që ishte skizofitet. Mitingu i Ramës është procesioni i moralit të monizmit i cili u firmos më 7 korrik në Bulevardin e Tiranës.
Ndërkaq, manifestimi i PS-së do të mbahet në sheshin “Skënderbej” me rastin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ndërkaq, kjo lëvizje e Ramës vjen pas protestës së 7 korrikut e thirrur nga Sali Berisha kundër qeverisë. Një ndër elementët që u diskutua për tubimin e demokratëve ishte pjesëmarrja. Duket se Rama ka vendosur që edhe ai të nxjerrë njerëzit e tij në shesh, por këta të fundit për të festuar një moment të rëndësishëm të vendit. /Abcnews.al/