Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Nuk i trembemi Iranit/ Nura: Qasja e kryeministrit diplomatike, por respekton kodin e shqiptarëve

schedule13:39 - 26 Mars, 2026

schedule 13:39 - 26 Mars, 2026

Analisti Artur Nura, i ftuar në “News Line” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit gjeopolitike, duke theksuar dallimet e thella mes Perëndimit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli në raport me Iranin.

Sipas tij, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama reflekton një strategji të qartë diplomatike për të ruajtur balancat mes aleancës me SHBA dhe marrëdhënieve me Bashkimin Evropian. Nura theksoi se Shqipëria vijon të mbështesë fuqishëm politikën amerikane, ndërsa shmang përfshirjen direkte në konfliktet e Lindjes së Mesme, në një kohë kur Europa mbetet e paqartë në qëndrimet e saj.

Ai nënvizoi gjithashtu se zhvillimet rreth Iranit janë komplekse dhe kërkojnë zgjidhje përmes negociatave, duke shprehur shpresën për një përfundim sa më të shpejtë të konfliktit.



“Perëndimi dhe SHBA bashkë me Izraelin kanë qasje krejt të ndryshme në lidhje me Iranin. Linja që po mban Rama është strategjia e Shqipërisë për të mbajtur një aleancë me Amerikën. Vullneti amerikan është vullneti që bëri Kosovën. Problemi i Europës ka shumë zëra dhe nuk janë çështje unike. Shqipëria nuk ka pse të jetë në mes. Rama ka qasjen e tij: raporti  me SHBA është prioritat, por aq sa është edhe marrëdhënia me BE. Zhvillimet janë të qarta, Europa vetë është e paqartë se si do shkojë.

Rama i mban të dyja në mënyrën më të mirë teorike. Shqiperia nuk ka gjasa që të jetë aktor në Lindjen e Mesme. Shqipëria është mbështetëse e SHBA. Është një moment tjetër që Europa duhet të zgjidhet. Qasja e Ramës është diplomatike, për të mos prishur interesat mes dy vendeve. Edhe sulmi që ka bërë Shtëpia e Bardhë ndaj sulmeve kibernetike të Iranit. Rama në intervistën e tij, iu referua kodit të shqiptarit, që kur një vend ka nevojë Shqipëria i hap derën e konakut. Këtë gjë e kemi bërë me herbrenjtë, muxhahedinët, italianët etj. Rama po respekton kodin e shqiptarëve.

Sa i takon luftës në Iran nuk bëhet fjalë për një luftë të thjeshtë, por për një vend më kompleks. Izraeli ka një qasje më agresive për shkak të interesave që ka. Unë mendoj që negociatat janë, sepse këtë nuk e thotë vetëm SHBA, por edhe Turqia. Ajo që duhet të diskutohet pala e regjimit iranian, e cila është në një situatë shumë të vështirë, sepse njëra palë është për nisjen e negociatave, kurse pala tjetër është kundër. Unë besoj që negociatat janë dhe shpresoj që ato të dalin të suksesshme dhe që konflikti të përfundojë sa më shpejt sepse po e vuajmë të gjithë”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!