Kryeministri Edi Rama nuk ka hequr dorë nga legalizimi i kanabisit në Shqipëri. Pyetur nga gazetarja e ABC News Esiona Konomi, Rama nuk dha afat por u shpreh se po konsultohet me ekspertizë ndërkombëtare.
Pyetur nga gazetarja Konomi nëse do të jetë gati brenda këtij mandati, ai u shpreh se ka kohë për të menduar për këtë pasi do të jetë në pushtet edhe për 5 vitet e ardhshme duke folur me bindje për sigurimin e një mandati tjetër nga zgjedhjet e 25 prillit.
“Do jetë gati kur të jetë gati dhe është e lidhur me konsultime dhe ekspertizë ndërkombëtare. Këtu jam edhe 5 vite. Do e shohim në vitin 2025-2029”, u shpreh Rama./mv. abcnews.al