Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rama nuk është në vetëkënaqësinë e 8 viteve”, Meçe: Risi, fakti që evidentoi difekte

schedule13:56 - 19 Shtator, 2025

schedule 13:56 - 19 Shtator, 2025

Në studion e News Line në ABC News, analisti Arben Meçe, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend si edhe deklaratat e fundit të kryeministrit Rama në prezantimin e ministres Kociu te Punët e Brendshme.

Ka një gjë në praktikë kur shpallet qeveria e re, përgjegjësisht puna shkrehet, bie intesiteti i ministrave në detyrë, është mirë mos lihet zonë vakumi. Interes ka që sa më shpejt të instalohet qeveria e re, dhe ministrat të vijojnë punën e tyre. Gjithë periudha e beharit është periudhë relaksi edhe pse është mbajtur një komunikim publik si nga Rama edhe Berisha. Shtatori mori kohën e vet normale, tashmë jemi në kushte normale të zhvillimit.

Kritikat e Ramës nuk po o bën tani, tashmë po bën edhe politikë. Cështjet që ngriti kanë kohë që debatohen, dhe i ka ndjesi edhe qytetari, vuri piketa të problematikave që i sheh si pika të dobëta. Vuri objektivat e reja të ministrisë. Në thelb ajo që tërheq vëmendje është fakti që po rikthehet mendimi i drejtimit civil të strukturës ushtarake, gjë që sipas Ramës orientoi ministrinë e brendshme drejt aktivitetit policor.

Me të drejtë Rama thotë se punët e brendshme përfshijnë shumë aktivitete. Më rëndësi dixhitalizimi sistemit të adresave, të regjistrimit të popullatës, mekanizmit të gjobëvënies, të gjitha këto janë aksesorë që ndihmojnë për mbledhjen e një shteti anarkik dhe shtetëror. Ajo që dua të theksoj Rama nuk është në vetëkënaqësinë e 8 viteve, por tha qeverisja jonë ka qenë problematike. Risi është fakti që evidentoi ato difekte, jo vetëm në ministrinë e Brendshme, në Asamble pjesa më e madhe është kritik, por tashmë duke hyrë në dikastere e bën edhe më aktuale kritikën”, – u shpreh Meçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!