Rama: Nuk është futur askush në burg për mospagesë dritash

schedule23:17 - 17 Nëntor, 2021

schedule 23:17 - 17 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në lidhje me arrestimin e qytetarëve që nuk paguajnë drita, teksa njëri prej tyre i kërkon të ndëshkohen ata që hedhin mbeturina. Rama shprehet se askush nuk është futur në burg për mos pagesën e dritave, por për vjedhje.

Komentuesi: Patet fillu me i fut njerzit n burg per mos pagesen e dritave,,pse s boni edhe i gjo t till dhe per hedhjen e mbeturinave???

Edi Rama: Nuk eshte futur kurre asnjehere askush ne burg per mospagese dritash, qe te jemi te qarte! Mospaguesve u priten dritat, ndersa ne burg kane shkuar ata qe i kane vjedhur dritat, kurse per hedhjen e mbeturinave mendoj se ne radhe te pare ti dhe une nuk duhet te hedhim plehra ne rruge, pastaj nuk duhet te heshtim kur i shohim ata qe hedhin dhe pastaj flasim per denimet sa te duash. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!